Sunday | Dec 22 2024
March 7, 2024

Rusia, Politika e Jashtme dhe Ballkani Perëndimor – Dr. Muhamed Jashari

  • Trajtimi i Rusisë postsovjetike u shndërrua në objekt hulumtimi nëpër qendrat e ndryshme studimore dhe atë qoftë në studimet regjionale, evropiane, madje edhe ballkanike. Ndonëse Ballkani Perendimor destinim kryesor ka integrimin në mekanizmat euroatlantik, por, interesimi për të nuk mungoi edhe tek aktorët e ndryshëm tejballkanik!

  • Nëse i referohemi dokumenteve zyrtare të Federatës Ruse të cilët përcaktojnë prioritetet politike shohim që diplomacia ruse nuk i është referuar me emërtimin Ballkani Perendimor por janë përdorur fraza si Ballkani, Shtetet e Evropës Juglindore e tjerë.

  • Kohëve të fundit, mbi politikën e jashtme ruse kundrejt Ballkanit, janë realizuar studime serioze nga institucione të rëndësishme shkencore ku mes tjerash saktësohen raportet e Federatës ruse vis-a-vis Ballkanit Perëndimor.

 

  • Diplomacia ruse u bë e pranishme në zhvillimet që kaloi Ballkani në fillim të viteve të 90’ta, megjithatë në Konceptin e Politikës së Jashtme të Rusisë të vitit 1993, Ballkanit nuk iu kushtua aq rëndësi dhe prioritet.

  • Marrëdhëniet e Moskës zyrtare me vendet e Ballkanit Perëndimor, në formën aktuale u kuptimësuan në fund të viteve të 90-ta dhe fillim të 2000-ve.

  • Edhepse prania e shtetit rus në Ballkan nuk ka qenë e një pozicioni dominues por ishte e dobët, përsëri ajo nuk ishte një zonë nga e cila Rusia do të hiqte dorë lehtësisht, veçanërisht pasi dukej se Perëndimi po hynte me shpejtë

  • Kriza e rëndë ekonomike dhe financiare që përjetoi shteti rus në vitet e 90-ta, zgjerimi i mëtejmë i Aleancës së NATO-s (Poloni, Çeki, Hungari) dhe ndërhyrja e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, padyshim që përbënin parametra të rëndësishme që duhej t’i merr parasysh udhëheqësia e re ruse në riorganizimin e politikës së jashtme kundrejt Evropës Lindore në përgjithësi por edhe rajonit të Ballkanit në veçanti.

  • Në suaza të kushteve të atilla në të cilën u gjet rajoni i Ballkanit që pas rënies së Jugosllavisë, forca shtytëse e politikës së jashtme ruse ndaj Ballkanit u bë ekonomizimi i politikës së

 

  • Detyra ekonomike e Rusisë në këtë rajon u konceptua si një çështje e përparësisë më të lartë Fokusimi mbi ekonomizimin, pasqyroi interpretimin e përqëndruar në një politikë të jashtme të mbështetur mbi benefitet e bashkëpunimit ekonomik si dhe mbi pjesëmarrjen në proceset dhe institucionet globale të dominuara nga Perëndimi.

  • Në rajonin post-sovjetik, por edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, investimet ruse në sferën bankare dhe financiare u rritën, dhe ndonëse motivimet janë kryesisht komerciale, mirëpo do të ishte naive që të shpërfillnim dhe mos të marrim në konsideratë aspektin gjeopolitik.

  • Prania ekonomike dhe tregtare ruse në Serbi ndër të tjerash ishte edhe një favor të cilin Beogradi ia kthente Moskës për shkak të qëndrimit që diplomacia ruse e mbante dhe e bllokonte njohjen e pavarësisë së Kosovë

  • Andaj, gatishmëria e Federatës ruse për të bllokuar njohjen e Kosovës nga OKB-ja dhe për të ofruar mbështetje diplomatike për Serbinë në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, duket se ka lehtësuar depërtimin e kompanive ruse në Serbi.

  • Krijimit të imazhit të Rusisë në Ballkan si fuqi e madhe e cila operon në suaza të multipolaritetit, i kanë kontribuuar themelimi i Unionit Ekonomik Euroaziatik, operacioni ushtarak në Siri, dhe ndërveprimi me vendet e BRICS-it e tjerë.

  • Anëtarësimi i vendeve të kësaj pjese të Ballkanit në UE dhe NATO, edhepse për Rusinë nuk përbën kërcënim të drejtpërdrejtë, por establishmenti rus, konsideron se zgjerimi i NATO-s do të pason drejt hapesirës post- sovjetike.

  • Sado që Federata Ruse i intensifikon marrëdhëniet e saj me Ballkanin Perëndimor, ajo nuk është në pozitë dominuese për të imponuar vullnetin e saj mbi vendet e rajonit. Dinamika e marrëdhënieve ruso-ballkanase diktohet edhe nga ecuria e marrëdhënieve ruso-perë

ABOUT THE AUTHORS

Publication Type

MORE ABOUT THESE TOPICS

MORE EXPERT OPINION 3 MORE ARTICLE EXPERT COMMENTARIES