Perspektivat Universitare: Kuptimi mbi cilësinë e arsimit të lartë në RMV
Doc. Dr. Bujamin Bela
/
/
Kapitali njerëzor përveç se është një variabël e rëndësishme për zhvillim ekonomik, ai paraqitet edhe si një parakusht themelor për produktivitet dhe cilësi në punë. Në këtë kontekst, debatet që janë zhvilluar për cilësinë në arsimin e lartë kanë qenë ndër më të bujshmet, gjithmonë në qendër të vëmendjes të shumë qarqeve politike dhe akademike. Kjo edhe për arsyen sepse cilësia në arsimin e lartë është një koncept shumë i rëndësishëm, shumëdimensional dhe dinamik. Cilësia edhe në institucionet e arsimit të lartë varet shumë nga cilësia e kuadrit arsimor. Niveli i edukimit, arsimimit, zhvillimit dhe nxënies së njohurive, përvojave, kompetencave dhe aftësive të reja të kuadrit arsimor janë determinuesit kryesorë për një cilësi më të lartë në arsimin e lartë. Padyshim se kjo nënkupton se cilësia në rend të parë varet nga vetë mësimdhënësit dhe procesi i tyre i mësimdhënies, respektivisht sa më e lartë të jetë përgatitja e tyre, aq më e lartë do jetë cilësia dhe anasjelltas. Sigurimi i cilësisë në punë arrihet duke përmirësuar proceset dhe rezultatet, që janë edhe qëllimi kryesorë i të gjithë atyre që duan të jenë të suksesshëm në punën e tyre.
Perspektivat Universitare: Kuptimi mbi cilësinë e arsimit të lartë në Rmv – Doc. Dr. Bujamin Bela
Download Publication