Sunday | May 19 2024
09 Nov 2022

Kultura e Menaxhimit – İbrahim Zeyd Gerçik

PARATHËNIE

Ky libër është menduar të jap një kontribut mbi esencën, formën dhe ndikimin që ka kultura e një populli në të arriturat shoqërore. Nëse e analizojmë kulturën si definicion, ajo paraqitet në variante të ndryshme, por në thelb paraqet një sistem kuptimesh të përbashkëta dhe relativisht të vazhdueshme që posedon një shoqëri. Ajo i jep formë dhe kuptim gjërave rreth nesh dhe paraqitet si një mjet kohezioni social, integrimi dhe solidariteti me strukturën e vlerave të një shoqërie. Uniteti kulturor u mundëson njerëzve të posedojnë një ndiejnë përkatësie ndaj shoqërisë dhe gjeografisë ku jetojnë, duke ndërtuar identitetin të tyre. Çdo kulturë ka një botëkuptim të ndryshëm dhe ofron një model në lidhje me mënyrën se si njerëzit e perceptojnë botën. Krijimi i identitetit kërkon “ngjitësin” kryesor që në mënyrë të arsyeshme do të bashkoheshin në një epiqendër grupet komplekse, të ndryshme dhe divergjente të mënyrave të jetesës. Vlerat kulturore transferohen te njerëzit përmes procesit të socializimit dhe formojnë perceptimet, qëndrimet dhe sjelljet e njerëzve. Vlerat kulturore sigurojnë integritetin shoqëror me botëkuptim të përbashkët që krijojnë dhe sigurojnë gjithashtu vazhdimësinë sociale përmes transmetimit te brezat e rinj.

Sot, stili kolektiv i të jetuarit është paraqitur në formën dhe shkallën më të lartë të organizimit njerëzor. Padyshim se nevoja për organizim dhe komunikim mes individëve për ti arritur qëllimet e tyre e ka gjenezën e saj që nga fillimi i historisë njerëzore. Të jetuarit në mënyrën kolektive ashtu siç edhe autori i librit e ka potencuar e formësojnë shumë elemente si: tradita, kultura nomade, lëvizshmëria dhe mërgimi të shkaktuara nga pasiguritë e vazhdueshme dhe luftërat që imponuan një jetë në një komunitet të mirë organizuar dhe të disiplinuar në solidaritet. Perceptimi i vazhdueshëm i një shoqërie për rrezikun dhe kërcënimin ndaj ekzistencës së saj forcon stilin e jetës kolektive. Një stil i tillë i të jetuarit është prezent edhe në shumicën e vendeve të Ballkanit, nga vetë fakti i të së kaluara tonë të përbashkët historike. Gjurmët e shumë elementeve të përmendura në libër kushtuar stilit të kulturës së përgjithshme që formojnë stilet e të jetuarit, menduarit, gjykuarit, perceptimit, qëndrimeve dhe roleve shoqërore.

Duhet theksuar se njerëzit që vijnë nga një mjedis i përbashkët kulturor, posedojnë vlerat dhe konceptet e përbashkëta që i përdorin për të vlerësuar ngjarjet dhe fenomenet shoqërore. Tipari kryesor i kulturës sociale janë vlerat dhe qëndrimet e përbashkëta të cilat transferohen nga brezi në brez dhe i drejtojnë sjelljet e tyre. Megjithëse kultura përfaqëson një unitet në vetvete, brenda saj paraqitet fenomeni i nën-kulturave të cilat formohen sipas elementeve të tilla si: diferencimi i klasave, situatat ekonomike, mjedisi gjeografik dhe ai fizik. Autori në libër e shfaq edhe faktin se njeriu apo shoqëria që ka përvetësuarbesimin segjithçka që ndodh në jetë,ështëeparacaktuar nga vullneti i një fuqie superiore dhe se nuk ka kuptim të mendosh dhe të planifikosh për të ardhmen paraqet nënshtrimin absolut, i cili anashkalon vullnetin dhe përpjekjen njerëzore. Kjo pikëpamje është e dëmshme në perspektivën afatgjate, andaj pro-aktiviteti ose marrja e masave parandaluese kundër ngjarjeve dhe fenomeneve shoqërore, përpjekja, mundi, performanca dhe planifikimi në lidhje me të ardhmen i rrisin shanset për sukses. Gjithashtu mes tjerash, në libër potencohet se kur në shoqëri përhapet ndjenja e pafuqisë, performanca e ulët dhe qëndrimet negative, tendenca për t’u strehuar nën ombrellën e dikujt tjetër është e zakonshme. Prandaj, individët që arsyet e suksesit dhe dështimit i shohin vetëm tek forcat e jashtme dhe kushtet mjedisore u shmangin marrjes së përgjegjësisë, pasigurisë dhe rreziqeve. Autori sikur përmes rreshtave dhe statistikave hulumtuese në libër na përçon mesazhin se krijimi i kushteve për zhvillimin e aftësisë dhe vetëbesimit tek të rinjtë që të përpiqen të përmirësojnë mjediset e tyre për të qenë të suksesshëm, varet nga vullneti i tyre për ta analizuar vetveten dhe shkaqet për sukses ose dështim eventual. Ai thekson se individët me vetëbesim janë të hapur për të mësuar dhe për të ndryshuar, meqenëse motivimi i tyre është tek vlerat, parimet, qëllimet dhe punët e tyre. I riu sot nuk duhet të jetojmë në ankthin se “çfarë do të thotë bota”, por ta kultivoj vetëbesimin, duke qenë i sigurt dhe i hapur ndaj bashkëpunimit dhe përparimit. Zhvillimi i ndjenjës së sigurisë ndër-personale është i mundur vetëm nëse ruajmë vlerat e ndershmërisë, efikasitetit, konsistencës, besnikërisë dhe çiltërsisë.

Si pjesë mjaftë të rëndësishme në kulturën turke autori e paraqet kolektivizmin e shprehur përmes grupe të tilla si familja, bashkatdhetaria, komuniteti, fisi, ndaj të cilëve njeriu ndjen përkatësi. Ndërsa emocionaliteti dhe besnikëria luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet ndër-personale. Libri është i strukturuar dhe i ndarë në katër pjesë, edhe atë:

PJESA E PARË i përshkruan karakteristikat e kulturës, procesin e socializimit, vlerat kulturore, ndryshimet kulturore, karakteristikat e kulturës turke sipas studimit të autorit Hofstedes, dhe hulumtimet e institutit GLOBE mbi dimensionet e kulturës (Kolektivizmi Brenda Grupit, Distanca e Fuqisë, Pohimi/siguria, Orientimi i Performancës dhe së Ardhmes, Orientimi Human, Kolektivizmi Koorporativ, Shmangia e Pasigurisë, Barazia Gjinore), dhe karakteristikat tjera të shoqërisë dhe kulturës turke.

PJESA E DYTË e përshkruan: Stilin e jetës nomade, fenomenin e migracionit, dominimin e kulturës verbale, karakterin social utilitar midis qytetërimeve, orientimin e fuqisë në shoqërinë turke, veprimet e bindjes ndaj autoritetit në shoqërinë turke, mentalitetin kolektiv të Turqve, karakterin luftarak, botëkuptimi i shenjtërisë për Shtetin, perceptimi i shtetit nga shoqëria në rolin e Babait, modernizimi i Turqisë dhe ndryshimi kulturor, shteti autoritar dhe kriza e identitetit e shkaktuar nga modernizimi, perceptimi i turqve për Perëndimin midis dashurisë dhe urrejtjes, struktura sociale dhe familjet patriarkale, stili i edukimit të fëmijëve, atmosfera e frikës, fatalizmi, dobësia e vetëkontrollit, siguria sociale, kostoja e pasigurisë dhe niveli i ulët i sigurisë/besimit në shoqërinë turke.

PJESA E TRETË e përshkruan karakterin social dhe ndikimin në personalitet. Ku mes tjerash, sqarohen llojet dhe tiparet e karakterit shoqëror që frenojnë zhvillimin si: Trishtimi, qasja emocionale ndaj njerëzve dhe ngjarjeve, tendenca drejt ekstremeve, perceptimi afatshkurtër i kohës, dobësia në planifikim dhe zbatim, inteligjenca praktike, imitimi, mes krenarisë dhe papërshtatshmërisë, tendenca për pushtet autoritar, ndjenja e dobët e sigurisë, in-toleranca ndaj kritikës, dëshira për t’u shfaqur, dobësia e vetëkontrollit dhe tendenca e agresionit

PJESA E KATËRT i përshkruan marrëdhëniet e kulturës sociale dhe udhëheqjes (menaxhimit). Në strukturën e kësaj pjese të librit janë përfshirë temat që kanë të bëjnë me: Efektin e kulturës turke në proceset e menaxhimit, efekti i kulturës turke në sjelljet e menaxherëve, stilet e udhëheqjes së menaxherëve, (stili autokratik, demokratik-pjesëmarrës, libertarian, dhe paternalist/atëror), efektin e kulturës turke në sjelljet dhe praktikat e udhëheqjes sipas hulumtimeve në terren duke studjuar efektin e kulturës turke mbi stilet e lidershipit të menaxherëve.

Do të doja të shpreh mirësinë dhe falënderimin tim për këtë kontribut shkencor mjaft të rëndësishme profesorit dhe autorit të librit Dr. Ibrahim Zejd Gerçik. Besoj që kjo literaturë e shtuar në gjuhën shqipe do të jetë vlerë shtesë mbi botëkuptimin teorik dhe praktik të kulturës sociale shqiptare mbi dimensionet dhe tiparet e vlerave që i jetësojmë për çdo ditë. Njëkohësish e falënderoj përkthyesin z.Fatmir Sulaj për punën e bërë me plotë kompetencë. Ky libër ka parë dritë në gjuhën shqipe falë kontributit të jashtëzakonshëm të shtëpisë botuese IDEFE në SHKUP. Botimet nga shtëpia botuese IDEFE përmes një metodologjie profesionale, të pavarur, objektive dhe të paanshme gjithmonë do t’i japin përparësi literaturës dhe kërkimeve shkencore mbi rajonin tonë.

Doc. Dr. Bujamin Bela

Kultura e Menaxhimit - İbrahim Zeyd Gerçik

Download Publication

ABOUT THE AUTHORS

Publication Type

MORE ABOUT THESE TOPICS

MORE BSF PUBLICATIONS 6 PUBLISHED PUBLICATIONS